Ambasadorja e re e Shtetit të Palestinës, i paraqit Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Shqipëria

Ambasadorja e re e Shtetit të Palestinës, i paraqit Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Më: 12 mars 2019 Në ora: 12:07
Ilir Meta dhe Hana A.S. Shawa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Shtetit të Palestinës, Hana A.S. Shawa.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore të Shqipërisë me Shtetin e Palestinës dhe nënvizoi nevojën që këto marrëdhënie të nxiten e të zgjerohen në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mbështetjen për të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të çuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

“Është shumë e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje paqësore dhe njohja reciproke e të dy shteteve”,-nënvizoi Presidenti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat