Protesta e mjekëve, Tritan Shehu: Po ju nëpërkëmbet dinjiteti

Shqipëria

Protesta e mjekëve, Tritan Shehu: Po ju nëpërkëmbet dinjiteti

Më: 12 mars 2019 Në ora: 12:30
Foto

Bluzat e bardha vijojnë të protestojnë në Tiranë, Shkodër dhe Durrës kundër dhunës së ushtruar ndaj tyre nga pacientët në ambientet e punës.

Për këtë situatë ka reaguar edhe ish-kreu i  grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili shprehet se protesta e tyre nuk është thjesht kundër dhunës, por një reagim për situatën e rëndë ku ndodhet sistemi i shëndetësisë.

“Mjeket e personeli shendetesor protestojne gjeresisht kunder denigrimit, duke kerkuar ndryshime thelbesore.Protesta e atyre e zhvilluar sot, eshte shume me e gjere se vetem kunder dhunes fizike mbi ta!

Pa asnje dyshim ajo eshte kunder situates tragjike e pa asnje perspektive te sistemit tone shendetesor, financimit Afrikano Qendror te tij dhe pagesave qesharake, kontrollit politik ekstrem mbi ate, presionit te rende shteteror mbi personelin, kushteve te veshtira teknike, mungeses se mbeshtetjes per aktivitet shkencore, kualifikime, zhvillim profesional etj.

Eshte gjithashtu edhe kunder politikave, qe po e koncentrojne kete sherbim vetem ne Tirane, boshatisjes se institucioneve ne  periferi, largimit prej qytetareve. Eshte kunder neperkembjes se dinjitetit te mjekeve, infermiereve etj, kunder fajesimit te pa drejte te tyre per te gjitha ato probleme, gje qe ka krijuar nje histeri denigruese, si gjenerator edhe te ngjarjeve te fundit kriminale”, shkruan Shehu në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat