“Dekriminalizimi”, kreu i KQZ: Presion i madh nga politika, ka patur tentativa për t’iu fshehur ligjit. - Bota Sot
“Dekriminalizimi”, kreu i KQZ: Presion i madh nga politika, ka patur tentativa për t’iu fshehur ligjit.

Shqipëria

“Dekriminalizimi”, kreu i KQZ: Presion i madh nga politika, ka patur tentativa për t’iu fshehur ligjit.

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:24
Pamje nga tryeza

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri gjatë tryezës me Ambasadorin e OSBE-së dhe me Prokuroren e Përgjithshme, ka folur për vështirësitë që ka hasur gjatë zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.

Zguri ka thënë në këtë tryezë se ka patur presion të madh për të zbatuar këtë ligj dhe se institucionet nuk kanë folur të njëjtën gjuhë përsa i përkët zbatimit të dekriminalizimit.

“Për të arritur deri këtu, rruga nuk ka qenë e lehtë. Presioni ka qenë i madh, tentativat për t‘iu fshehur ligjit dhe për të anashkaluar veprimin e tij, të shumëllojshme.
Jo gjithmonë institucionet kanë folur me të njëjtën gjuhë, jo gjithmonë standardi i matjes dhe i vlerësimit ka qenë i njëjtë. Unë besoj se vështirësitë në implementim nuk kanë qenë për shkak të vullneteve të kundërta apo kontradiktore, por më shumë për shkak se dekriminalizimi si proces ligjor, kishte nevojë për kolaudim. Institucionet kishin nevojë të ushtroheshin me investigimin e rasteve, kishin nevojë të njehsonin vlerësimet, të unifikonin praktikat.

Sot rruga duket se është shtruar dhe institucionet flasin me një gjuhë. Shenjë e këtij realiteti është memorandumi i sotëm. Ai është shembull përkushtimi dhe serioziteti. Ai flet për vendosmërinë e dy institucioneve kryesore, të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të KQZ-së, të përfshira në fushatën për pastrimin e politikës”, u shpreh ai.

Fjala e plotë e Klement Zgurit

Nësë marrim në retrospektive nismat politike gjurmëlënëse të dekadës së fundit dhe i çmojmë ato me kriterin e suksesit, padyshim nisma për dekriminalizimin e politikës dhe të funksioneve publike, zë vendin e parë.
Dekriminalizimi është sot një proces që ka produkt. Produkt i tij nuk janë thjesht karrierat politike apo administrative të ndërprera në mes, apo ato të mbetura në tentativë.

Produkti i dekriminalizimit matet me vetedijen ekstremisht të lartë të shoqërisë për politikën e pastër, me sensibilitetin e thellë ndaj fenomenit të kapjes, me vigjilencen shembullore të opinionit publik dhe intolerancën ndaj ofertës së kalbur dhe korruptive politike.

Për shkak të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, tendenca e krimit për të pushtuar politikën dhe bashkëjetesa politike me kontigjentin kriminal duket se po shkon drejt fundit.
Ndaj, ne sot duhet të jemi të kënaqur se ligji po vepron.

Për të arritur deri këtu, rruga nuk ka qenë e lehtë. Presioni ka qenë i madh, tentativat për t‘iu fshehur ligjit dhe për të anashkaluar veprimin e tij, të shumëllojshme.
Jo gjithmonë institucionet kanë folur me të njëjtën gjuhë, jo gjithmonë standardi i matjes dhe i vlerësimit ka qenë i njëjtë. Unë besoj se veshtirësitë në implementim nuk kanë qenë për shkak të vullneteve të kundërta apo kontradiktore, por më shumë për shkak se dekriminalizimi si proces ligjor, kishte nevojë për kolaudim. Institucionet kishin nevojë të ushtroheshin me investigimin e rasteve, kishin nevojë të njëhsonin vlerësimet, të unifikonin praktikat.

Sot rruga duket se është shtruar dhe institucionet flasin me një gjuhë. Shenjë e këtij realiteti është memorandumi i sotëm. Ai është shembull përkushtimi dhe serioziteti. Ai flet për vendosmërinë e dy institucioneve kryesore, të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të KQZ-së, të përfshira në fushatën për pastrimin e politikës.

Proceset politike në vend nuk varen as nga KQZ dhe as nga Prokuroria e Përgjithshme.

Por zbatimi i ligjit është detyrë e jona dhe duhet të ushtrohet pa kompromis.
Ne duhet të qëndrojmë publikisht në mbrojtje dhe në zbatim të ligjit, pa tolerancë, pa pazare dhe pa kompromis.

Në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit ne e kemi treguar këtë vullnet dhe rezultatet sot janë evidente. Por ne nuk duhet të ndalojmë, të vetkënaqemi apo të pretendojmë se beteja mbaroi.
Dekriminalizimi nuk është fushatë, nuk lejon pushim.
Dekriminalizimi është katarsis për politikën dhe për shoqërinë.
Ai mbaron jo kur mbaron një legjislaturë dhe fillon një tjetër. Ai mbaron kur mbaron një epokë dhe themelohet një tjetër.

Në këtë kuptim, është krenari të jesh pjesë e kësaj beteje, me bashkëluftetarë dhe aleatë kaq të rëndësishëm si Prokuroria e Përgjithshme dhe OSBE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...