PS dhe aleatët: PD dhe LSI po na kthejnë në '97

Shqipëria

PS dhe aleatët: PD dhe LSI po na kthejnë në '97

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:54
Selia, PS

Partia Socialiste ka mbledhur në një tryezë partita aleate për të diskutuar për situatën politike, ku opozita ka djegur mandatet.

PS dhe aleatët e saj kanë dalë me një deklaratë, duke thënë se vendimi i opozitës  synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake.

26 partitë e majta thonë retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke e kthyer vendin ne 1997.

Deklarata e PS dhe partive aleate

1.     Braktisja nga një grup deputetësh të PD dhe LSI të Kuvendit, të tempullit të demokracisë institucionale, synon të dëmtojë rëndë interesat tona kombëtare dhe strategjike në favor të interesave të ngushta të karrierës personale dhe llogarive partiake.

2.     Retorika dhe përdorimi i dhunës prej PD dhe LSI për qëllime politike tenton destabilizimin e vendit dhe kaosin shoqëror, duke na kthyer shumë vjet mbrapa, në të kaluarën me ngjarje të rënda të viteve  ‘97 e ’98.

3.     Mbështesim ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor dhe thellimin e këtyre ndryshimeve për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë Administratës Zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në proceset zgjedhore dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik të votave në një projekt pilot qysh në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

4.     Angazhohemi për të ndërtuar një platformë të përbashkët  për një koalicion funksional dhe fitues të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

5. I bëjmë thirrje partive politike të të gjithë spektrit pluralist në vend të respektojnë afatet e regjistrimit në KQZ sipas Kodit Zgjedhor.

 

Partia Socialiste

Partia Social Demokrate

Partia Demokracia Sociale

Aleanca Popullore

Partia Socialiste e Moderuar

Aleanca Demokratike

Partia e Gjelbër

Partia e Unitetit Kombëtar

Partia G99

Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

Partia Ardhmëria Shqiptare

Partia Për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve

Partia Socialpunëtore e Shqipërisë

Partia e Reformve Demokratike Shqiptare

Partia e të Drejtave të Mohuara

Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane

Partia e Punës së Shqipërisë

Partia Komuniste e Shqipërisë – 8 Nëntori

Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet

Partia Kristiandemokrate

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare

Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

Partia e Çështjeve Shqiptare

Partia Demokracia e Re Europiane

Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve

Partia Fronti i Majtë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat