Sandër Lleshaj: Shqiptarët do t’i kenë më në fund shtëpitë me adresë

Shqipëria

Sandër Lleshaj: Shqiptarët do t’i kenë më në fund shtëpitë me adresë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:16
Sander Lleshaj

Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar se nga 280 mijë persona që nuk e kishin një adresë në 2018-ën ky numër ka zbritur në 3 mijë. Ai tha se institucioni që ai drejton ka arritur të zgjidhë një problem që ishte kthyer në një tabu që prej vitit 2004.

"Mbi 280.000 nuk kishin një adresë në dhjetor 2018. Në fund të shkurtit 2019, ky numër ka zbritur në 3 mijë. 
Falë një pune të jashtëzakonshme u arrit të zgjidhej një problem që ishte tabu që nga 2004.

Por kjo nuk është gjithçka. Shqipëria do t’i ketë qytetet, fshatrat, rrugët dhe sheshet e saj me emra dhe me tabelat përkatëse si çdo vend tjetër europian. 
Shqiptarët do t’i kenë më në fund shtëpitë me adresë. Si kudo në Europë", shkruan Lleshaj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat