KQZ fut edhe dy deputetë në Kuvend, Alban Zenelin dhe Ligoraq Karamelon

Shqipëria

KQZ fut edhe dy deputetë në Kuvend, Alban Zenelin dhe Ligoraq Karamelon

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:45
Foto

Dy deputetë të rinj i shtohen radhës së opozitës në Kuvend, duke e çuar në 14 numrin e kartonëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin Alban Zenelit në Kukës dhe Ligoraq Karamelos në Korçë, të cilët ishin në listën e Partisë Demokratike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi zëvendësimin e deputetëve që u dorëhoqën, duke i dhënë mandatin dy ligjvënësve të rinj, çka çon në 14 kartona numrin e opozitës në Parlament. 

Mandati i Flamur Nokës në Kukës iu dha të tretit në listë, Alban Zenelit, ndërsa në Korçë mandati i  Ervin Saljanjit, i shkoi Ligoraq Karamelos. 

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve debatuan sërish për radhën e ndjekur në zëvendësimin e listës së PD-së.

Denar Biba: Propozimi im është të kalojmë te zoti Ervin Salianji.

Klement Zguri: Ose qëndroji mendimit që bëmë dje debat dhe sot, nuk mund të bësh standard të kësaj natyre. E kuptoj shumë mirë vijën logjike.

Denar Biba: Pse nuk thua faleminderit që të dhamë mundësinë të votosh ashtu siç dëshiron.

Klement Zguri: Unë e di që ju edhe mund ti lidhni duart që të mos votosh fare. E keni edhe këtë natyrë.

Nëqoftëse Alban Zeneli dhe Ligoraq Karamelo do të paraqiten para Kuvendit për të bërë betimin, numri i deputetëve arrin në 93.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar 14 kandidatët në listën pasuese të PD-së dhe LSI-së, ndërsa formularin e dekriminalizimit deri në këto momente e ka dorëzuar i 11 në listën e  LSI-së në Tiranë, Ralf Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat