Bashkia e Korçës për akuzat e PD-së për TEC-in: Dëshpërim para zgjedhjeve

Shqipëria

Bashkia e Korçës për akuzat e PD-së për TEC-in: Dëshpërim para zgjedhjeve

Më: 12 mars 2019 Në ora: 19:22
Sotiraq Filo

Bashkia e Korçës ka e reaguar pas akuzave të degës së PD-së në këtë qytet, e cila publikoi një dokument ku pretendonte se kryebashkiaku Sotiraq Filo kishte miratuar vendin e depozitimit të mbetjeve nga TEC-i.

Duke e cilësuar një përjepje të dëshpëruar të PD-së para zgjedhjeve lokale të qershorit, Bashkia e Korçës thotë se dokumenti në fjalë është një përgjigje që bashkia i  drejtonte një kompanie e cila kishte pyetur bashkinë se ku është vendi i caktuar për depozitimin e mbetjeve.

Bashkia e Korçës thotë se i ka thënë disa herë "JO" ndërtimit të një TEC-i që nuk sjell asnjë përfitim mjedisor për qytetin e Korçës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat