Presidenca, 25 milionë lekë tender për orendi dhe pajisje të reja

Shqipëria

Presidenca, 25 milionë lekë tender për orendi dhe pajisje të reja

Më: 12 mars 2019 Në ora: 20:13
Ilir Meta

Dy vjet nga zgjedhja e tij në krye të Presidencës, Ilir Meta pritet që të rinovojë pajisjet e institucionit që drejton.

Burime për tirananews.al bëjnë me dije se institucioni i Presidencës ka kërkuar që të blejë orendi dhe pajisje për zyrën në vlerën e 25 mln lekëve.

Procedurat e tenderimit kanë filluar që më 11 janar të këtij viti, ndërkohë që firma përzgjedhëse pritet që të jetë në prill të këtij viti.

Gjatë shqyrtimit të buxhetit të shtetit për institucionin e Presidencës në Komisionin e Ligjeve në nëntor 2018, përfaqësuesit e Presidentit Ilir Meta u shprehën të kënaqur nga fondet që kishte alokuar Ministria e Financave për këtë vit.

Për 2019-n, Buxheti i Shtetit për institucionin e Presidencës është 248,000,000 lekë nga 247,500,000 lekë që ishte në 2018-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat