Greva e Mjekëve, Pampuri: Edi Rama me klientët e tij rrënuan sistemin shendetësor

Shqipëria

Greva e Mjekëve, Pampuri: Edi Rama me klientët e tij rrënuan sistemin shendetësor

Më: 13 mars 2019 Në ora: 08:38
Orjola Pampuri

Pas protestës së mjekëve kundër dhunës ndaj bluzva të bardha ka reaguar ish deputetja demokrate Orjola Pampuri e cila në një shenim në faqen e saj në facebook akuzon strukturat shtetërore për gjendjen në të cilën ndodhet sistemi shendëtësor sot.

“A nuk ishte pikerisht ministria me dy ministrat e saj nën diktatin e Edi Ramës dhe koncensioneve të tij me klientët besnikë, që rrënuan sistemin shendetësor, duke i krijuar mjekëve një mjedis të pamundur për të ushtruar profesionin e tyre?”, shtron pyetjen ish deputetja demokrate.

Ja postimi i saj i plotë: 

Turpi dhe farsa e Ministrisë së Shendetësisë dhe drejtorisë së QSUT në protestën e stafit mjekesor.

Kjo qeveri në grahmat e fundit te saj, është në aktin final, ku "të vret natën e të qan ditën".
A nuk ishte pikerisht ministria me dy ministrat e saj nën diktatin e Edi Ramës dhe koncensioneve të tij me klientët besnikë, që rrënuan sistemin shendetësor, duke i krijuar mjekëve një mjedis të pamundur për të ushtruar profesionin e tyre? 

Dhunë ka sepse nuk ka një ligj që mbron mjekët, sepse nuk ka medikamente, sepse ka mbingarkesë në urgjencë e pavione, sepse mungesa e aparaturave mbingarkon ato egzistuese duke krijuar dyndje e kaos, ç'ka shkakton pakënaqësi, frustrim e shprehur kjo, në dhunë kundrejt mjekëve të pafajshëm. Ç'farë kërkonte zv.ministrja aty, apo drejtoria e QSUT? Ç'farë farse e shëmtuar...

Përse nuk janë aty me ta kur duan motivim në paga, e për kushte më të mira pune?
Perse nuk janë me ta kur lënë vendin e punën e tyre?

Perse i gjurmojnë e shantazhojnë kur thonë të vertetën? Të vertetën e hidhur për një sistem shendetësor të dështuar, që në këto 6 vite i hoqën çdo "tullë" duke e shembur perfundimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat