Presidenti Meta niset për në Baku, diskutohet një politikë e re globale

Shqipëria

Presidenti Meta niset për në Baku, diskutohet një politikë e re globale

Më: 13 mars 2019 Në ora: 09:47
Ilir Meta

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, u nis sot për në Azerbajxhan, për të marrë pjesë në Forumin e 7-të Global të Baku-së, me temë: “Një Politikë e Jashtme e Re”;.

Presidenti Meta do të mbajë një fjalë në hapje të Forumit dhe do të zhvilloj takime dypalëshe me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, si dhe homologë të tjerë pjesëmarrës në Forum.

Një politikë e re botërore është tema e Forumit Global që mblidhet në Baku të Azerbajxhanit nga 14 deri më 17 mars 2019. Forumi i 7 Global në Baku vjen në një moment veçanërisht kritik dhe në një udhëkryq të vështirë për qeverisjen e botës.

Multilaterizmi është në rënie. Autoriteti i institucione ndërkombëtare është në rënie. Politikat e Fuqive të Mëdha po rifitojnë legjitimietin. Demokracitë po përballen me pikëpyetje të mëdha ekzistenciale. Vlerat themelore të mirënjohura janë kthyer në sfida. Ksenofobia dhe mungesa e tolerancës po kërcënojnë kufijtë dhe statusin e pakicave etnike dhe fetare. Autoriteti i Shkencës dhe integriteti i medias janë nën rrethim. Teknologjitë e reja janë duke dalë më shpejt sesa shoqëria dhe kultura të mund të përshtatet me to. Këto janë temat për të cilat do të diskutojnë liderët e botës, kryetarët e shteteve, kryeministrat, ministrat e jashtëm të shumë vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat