Betohen 7 deputetë e rinj në Kuvendin e Shqipërisë

Shqipëria

Betohen 7 deputetë e rinj në Kuvendin e Shqipërisë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:41
Kuvendi i Shqipërisë

Janë betuar në Kuvend 7 deputetët e rinj duke marrë edhe formalisht mandatin.

Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti, janë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Ata u betuan në seancën e sotme parlamentare pasi pranuan mandatin prej të cilit hoqën dorë në bllok deputetët e opozitës. Të shtatë ishin kandidatë vijues në listat e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat