Fshehu dënimin në Itali, ish-gjyqtari i Lartë do merret i pandehur

Shqipëria

Fshehu dënimin në Itali, ish-gjyqtari i Lartë do merret i pandehur

Më: 13 mars 2019 Në ora: 13:44
Admir Thanza

Pranohet kërkesa e prokurorisë për marrjen te pandehur të ish-gjyqtarit te Larte, Admir Thanza.

Ka qenë gjyqtari i hetimeve paraprake Arben Micko, ai që ka kaluar për gjykim dosjen e Thanzës.

Prokuroria e Tiranes akuzon Thanzën për falsifikim të formularit të dekriminalzimit. Kujtojmë se Thanza u shkarkua nga vetingu pasi iu zbulua një dënim në Itali, që ai e kishte fshehur si dhe arrestimin nga drejtësia italianë.

Në seancë, teksa ka qenë i pranishëm, Thanza ka kërkuar pushimin e cështjes me argumentin se ai nuk ka qene kurre i denuar por ka pranuar denimin e kunates pas një marrëveshjeje të bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat