Petrit Vasili: KQZ vendim antikushtetues për deputetët e rinj

Shqipëria

Petrit Vasili: KQZ vendim antikushtetues për deputetët e rinj

Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:16
Petrit Vasili

Ish-deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, sqaroi arsyen pse kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi iu drejtua me një letër KQZ-së në lidhje me deputetët që pranonin mandatin.

“Ne qëndrimin tonë e kemi bërë publik prej kohësh. KQZ po bën një aksion antikushtetues dhe duhet të kenë parasysh të mos vazhdojnë se është shkelje e kodit zgjedhor. Kemi votuar në një sistem proporcional të pastër, me lista të mbyllura. Në zgjedhje është votuar vetëm për partinë dhe kryetarin, ai mbante përgjegjësi të ndërtonte listën. Për këto arsye nuk konkurron individi, por partia”,- sqaroi Vasili.

I pyetur nëse Lefter Koka që vendosi të mos dorëzojë mandatin e deputetit ishte tradhtar, Vasili u përgjigj: “Zoti Koka s’përfaqëson asgjë për ne, përfaqëson vetëm veten e tij. Kush del kundër vendimit të partisë vetëpërjashtohet. Ne kemi vendosur të jemi kundër krimit dhe korrupsionit. Është zgjedhje e tij, por nuk mund të jetë më pjesë e LSI. LSI është vendosur qartë kundër kriminelëve që vendosin në tavolinë”,- vijoi ai.

Duke folur për protestën e 16 marsit, Vasili tha se tashmë opozita e ka nisur përballjen e saj pa kthim me qeverinë.

“Është një përballje pa kthim, çdo ditë që kjo qeveri shtyn është një ditë e keqe për shqiptarët dhe për vetë qeverinë”,- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat