Elbasani e pret verën me festë

Shqipëria

Elbasani e pret verën me festë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:40
Elbasan

Në Elbasan Dita e Verës do të pritet me festime. Pavarësisht se meteorologët parashikojnë mot me reshje dhe temperatura të ulta, aktivitetet nuk do të shtyhen, ato do të nisin që mbrëmjen e së mërkurës.

Përgatitjet për ballokumet, simboli i Ditës së Verës tashmë kanë nisur. Pastiçierët shprehen se kanë marrë porosi edhe jashtë vendit.

Pastiçiere: Kemi një javë që vazhdojmë prodhimin dhe vazhdimisht na kanë ardhur kërkesa nga të gjithë rrethet e Shqipërisë.Po ashtu dhe jashtë vendit.

Prefekti i Qarkut Elbasan, Gledjan Llatja, prezanton axhendën e festimeve.

Gledjan Llatja: E kemi traditë, jemi rritur me këtë festë. Kemi goxha aktivitete këtë vit.

Ndërsa qytetarët shprehen se festën do të festojnë mes familjarësh e miqsh, ndërsa do t`i bashkohen aktiviteteve të përgatitura nga Bashkia.

Për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve, Policia e Elbasanit do të kalojë në shërbim të përforcuar.

Janë angazhuar 282 efektivë ndërsa qarkullimi do të kufizohet në zonat ku do të zhvillohen aktivitetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat