U arrestua se qëlloi me gurë policin në protestë, arrest shtëpie për zyrtarin e Ballshit

Shqipëria

U arrestua se qëlloi me gurë policin në protestë, arrest shtëpie për zyrtarin e Ballshit

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:58
Foto

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie" për shtetasin Pëllumb Isufaj, i arrestuar të dielën e shkuar pasi qëlloi me gurë një punonjës policie në protestën e Partisë Demokratike.

 Sipas provave te paraqitura nga avokati i inspektorit të mjedisit në Bashkinë e Ballshit, nuk është ky personi qe ka qëlluar me gurë efektivin e FNSH-së.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për dy protestues të tjerë të arrestuar për protestën e zhvilluar në qytetin e Fierit ku pati përplasje me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat