Ndihmë e menjëhershme për fëmijët e shfrytëzuar ekonomikisht ose në situatë rruge

Shqipëria

Ndihmë e menjëhershme për fëmijët e shfrytëzuar ekonomikisht ose në situatë rruge

Më: 13 mars 2019 Në ora: 19:26
Këshilli i Ministrave

Këshilli i Ministrave miratoi sot procedurat për identifikimin, ndihmën e menjëhershme dhe referimin e fëmijëve të shfrytëzuar ekonomikisht, përfshirë fëmijët në situatë rruge.

Sipas këtij vendimi, struktura përgjegjëse për shërbimet shoqërore në bashki është institucioni përgjegjës për organizimin e veprimtarisë lidhur me planifikimin e punës në terren, marrjen e masave për identifikimin, ndihmën e menjëhershme dhe referimin e rasteve të fëmijëve të shfrytëzuar ekonomikisht, përfshirë fëmijët në situatë rruge.

Identifikimi proaktiv në terren përfshin vëzhgimin e rregullt të fëmijës në mjedisin ku punon ose qëndron në rrugë; kontakt me fëmijët që punojnë nën moshën dhe kushtet e përcaktuara në legjislacionin e punës e me fëmijët dhe familjet e fëmijëve që janë në situatë rruge; vlerësim i shpejtë i situatës së fëmijës për të përcaktuar rrezikun e moshën.

Kjo strukturë duhet të bëjë kallëzim penal ndaj prindit/kujdestarit apo çdo personi tjetër, në rastet kur fëmija vazhdon të jetë në situatë rruge edhe pas njoftimit, referimit ose ofrimit të alternativave për ndihmë.

Në vendimin e qeverisë përcaktohet qartë edhe roli i Policisë së Shtetit, si dhe roli dhe përgjegjësitë e Inspektoratit që mbulon fushën e punës, si struktura kryesore përgjegjëse për identifikimin e rasteve të fëmijëve që shfrytëzohen ekonomikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat