Moti sot në Shqipëri - Bota Sot
Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 14 mars 2019 Në ora: 07:19
Ilustrim

Moti ditën e sotme parashikohet kryesisht i vranët në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu pritet të riaktivizohen pas orës 06:00 fillimisht me intensitet të dobët e në mesditë e pasdite reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.

Reshjet do të jenë të herëpashershme dhe gjatë gjithë ditës. Në lartësitë mbi 300-400 metra në verilindje-lindje e në lartësinë mbi 500-600 jug-juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet deri mesatar.

Temperaturat minimale do të shënojnë nga -1 deri në 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet nga 10 deri në 15 gradë celsius.

Në mbrëmje reshjet e shiut dhe të borës ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga kuadranti i Jugut me shpejtësi 2-15 m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare./atsh/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...