Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje kalimtarin. Policia jep detajet

Shqipëria

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje kalimtarin. Policia jep detajet

Më: 14 mars 2019 Në ora: 09:19
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë Krujë. Sipas të dhënave të para aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Arrameras.

Një makinë ka përplasur për vdekje një person rreth 60-vjec që është ende i paidentifikuar. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.

Informacion Paraprak
Më datë 14.03.2019, rreth orës 05:45 , në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë , në Nikël, shtetasi A.N., 51 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar atomjetin e tij ,ka aksidentuar më pasojë vdekjen, një shtetas këmbesor të seksit mashkull ,rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat