Vasili: Tirana duhet të çlirohet nga pushtimi i propagandës

Shqipëria

Vasili: Tirana duhet të çlirohet nga pushtimi i propagandës

Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:44
Petrit Vasili

Drejtuesi i lartë i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të Indeksit Mercer për cilësinë e jetës në qytete të ndryshme të botës.

Sipas ish-deputetit të LSI “Indeksi Mercer tregon qartë se Tirana është qyteti me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë”.

“Eshtë edhe qyteti i fundit në rajon me cilësinë me të keqe të jetës”, shkruan Vasili duke shtuar se, “Tirana duhet çliruar nga ky pushtim e nga mbretërimi i agjitacionit dhe propagandës dhe nga asgjëbërësit në krye të saj”.

Postimi i plotë i tij:

Tirana me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë per shkak te bufonëve, q e drejtojne.

Mercer ofron renditjen e përvitshme mbarë botërore rreth standardeve të jetesës nga studimet më të fundit të “Worldwide Quality of Living Surveys”.

Indeksi Mercer tregon qartë se Tirana është qyteti me cilesinë më të keqe të jetesës në Europë.

Eshtë edhe qyteti i fundit në Rajon me cilesinë me të keqe të jetës.

Jua kemi thenë mijra herë këtyre bufonëve në Krye të bashkisë të Tiranës, që të punojnë dhe të lënë shfaqjet mizerabel sepse po rrënojnë qytetin.

E kanë kthyer Tiranën nga një qytet ne një konvikt gjigand të degraduar.

Urrejtja e tyre për Tiranën është shumë e madhe ndaj vetëm e plaçkisin, e grabisin dhe e zhbëjnë per ditë.

Tirana duhet çliruar nga ky pushtim, nga mbreterimi i agjitacionit dhe propagandës dhe nga asgjebërësit ne krye te saj.

Tirana duhet ti kthehet qenies kryeqytet dhe duhet të çlirohet perfundimisht nga provincializmi erë myk qe e ka zaptuar dhe po i merr frymen si asnjëherë në historinë e saj te gjatë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat