Arta Marku pritet të kërkojë mandatin e plotë

Shqipëria

Arta Marku pritet të kërkojë mandatin e plotë

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:01
Arta Marku

Nga dy vite si kryeprokurore e përkohshme e Shqipërisë, Arta Marku synon të mbajë këtë post për të paktën edhe shtatë vite të tjera. Është ”Report Tv” që raporton se Marku pritet të dorëzojë të martën e 19 marsit kërkesën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të marrë mandatin e plotë. Ndërkohë, KLP do të mblidhet më 20 mars për të miratuar kriteret e garës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Një tjetër prokuror që pritet të dorëzojë kërkesën për të garuar është edhe Olsian Çela, ish drejtuesi i ‘Krimeve të Rënda’, i njohur edhe si prokurori i laboratorit të kokainës në Xibrakë. Ndërsa ndër emrat e tjerë që përfliten si persona që pas miratimit të rregullores do të shfaqin interes për të garuar janë edhe Adnand Xholi, Enrik Ligori, Besnik Muçi, Ervin Kondili.

Referuar ndryshimeve kushtetuese neni 148/4-45 Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Në rast se politika nuk do të arrijë të përzgjedhë kryeprokurorin e ri me votim, atëherë do të jetë KLP që sipas pikës 4 të kushtetutës ka tagrin e emërimit.

Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat