Dita e Verës, Rama ”ironi” me Lalën, Lulin dhe Lalin

Shqipëria

Dita e Verës, Rama ”ironi” me Lalën, Lulin dhe Lalin

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:02
Edi Rama

“Lala me 14, Luli me 16, Lali me 17”, është kjo ironia e kryeministrit Edi Rama për Ditën e Verës. Me këtë frazë që ngjalli humor tek vetë kryeministri dhe gazetarët që i drejtuan mikrofonin për të marrë urimin e tij, Edi Rama i referohet:

Me 14 mars, Ditës së Verës që kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, që njihet si “Lala”, zgjodhi ta kremtojë sot. Me 16 mars, protestës që opozita e bashkuar do të mbajë para kryeministrisë kundër qeverisë. Me 17 mars, i referohet faktit që Bashkia e Tiranës i shtyu festimet e ditës së verës për të dielën.

Kujtojmë se në Elbasan është sot dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili do të kryejë një vizitë te një familje e vjetër e këtij qyteti. Deri më tani nuk është parashikuar ndonjë event tjetër ku të mund të kishte një përplasje mes tij dhe kreut të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat