Duma për Hajdarin: Vendosin forumet, politika njeh edhe rikthimet

Shqipëria

Duma për Hajdarin: Vendosin forumet, politika njeh edhe rikthimet

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:33
Grida Duma

“Për të rindërtuar sistemit, duhet të dilnim nga sistemi”, thotë ish-deputetja e PD-së. Grida Duma, aktin ekstrem të djegies së mandateve nga opozita. Ndërkohë, eksponentë të PD-së që deri dje ishin në protestë, vendosën të ulen në sallën e Kuvendit. Duma nuk dëshiron të merret me emra të përveshëm, por ironizon duke analizuar që statistikisht “ekziston termi i gabimit të pranuar nëse ka dy ose tre që shkojnë drejt interesave personale, sipas meje është sukses absolut kohezioni i treguar nga grupi parlamentar”.

Duma komenton me një batutë edhe kritikën e aleatit Dashamir Shehi, që e cilësoi si “stalinizëm” përjashtimin e “rebelëve” të opozitës në Parlament. “Dashi mund ta aplikojë këtë në partinë e tij…”, thotë Grida, duke buzëqeshur.

Ndoshta figura më e rëndësishme nga ato që kanë refuzuar urdhrin e lidershipit opozitar është Rudina Hajdari. Grida Duma len një shteg. Thotë fillimisht se “Vendimi i takon forumeve, dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, ajo duhet të zbatohet për të tjerët, kështu funksionon në një organizatë”, por më pas vijon duke thënë se “kush është figurë politike me trashëgimi politike di të tregojë veten” dhe që “politika ka uljet e ngritjet e veta” dhe që historia njeh rikthimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat