Rama dhe Basha në Elbasan; Ndryshojnë axhendën e vizitave, shmanget përballja

Shqipëria

Rama dhe Basha në Elbasan; Ndryshojnë axhendën e vizitave, shmanget përballja

Më: 14 mars 2019 Në ora: 16:13
Lulzim Basha

Mëngjesin e të enjtes, kryedemokrati Basha ishte në Elbasan me rastin e ditës së verës. Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike njoftoi se ai do të zhvillonte ecje nëpër qytet si dhe takime me qytetarët, por duket se diçka ndryshoi në axhendën e tij.

Selia blu fshiu njoftimin e dërguar për mediat ndërsa Basha u largua nga Elbasani në drejtim të Tiranës, pa dhënë asnjë prononcim.

Nga ana tjetër, edhe axhenda e Kryeministrit Rama pati lëvizje të minutës së fundit. Si fillim ishte programuar që ai të ishte në Elbasan me rastin e ditës së verës por më pas në axhendë mbeti vetëm inspektimi i rrugës Tiranë-Elbasan.

Nuk dihet nëse dy rivalët e politikës po përpiqeshin të shmangnin një takim aksidental në rrugët e Elbasanit por kur u mor vesh se Basha ishte kthyer në Tiranë, Rama vendosi në moment të fundit që të mos vazhdonte drejt kryeqytetit por t’i bashkohej për ballokume Qazim Sejdinit dhe Taulant Ballës.

Si njeri që nuk i ka me qejf urimet në mikrofon, shfrytëzoi batutat ironike me spektër të gjerë politik.

Rama vizitoi edhe ekspozitën e çelur me fotografi të vjetra të Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat