Punësimi i të rinjve në Shqipëri u rrit me 26%

Shqipëria

Punësimi i të rinjve në Shqipëri u rrit me 26%

Më: 14 mars 2019 Në ora: 18:51
Ilustrim

Sipas raportit të shkurtit të Komisionit Evropian, rritja e shpejtë ekonomike në Shqipëri është shoqëruar edhe me rritje të punësimit.

Krahasuar me një vit më parë, kur rritja në sektorin jo bujqësor ishte 7.5%, ishte veçanërisht punësimi i të rinjve që u rrit me 26%.

Thënë ndryshe, këto shifra tregojnë se papunësia është ulur nga 17.9% që ishte në vitin 2014, në 12.7% në vitin 2018. Po sipas këtij raporti, indeksi i pagave në sektorin privat është rritur me 15% më shumë

Edhe për vitin 2019-2020, pritjet e Komisionit Evropian janë që papunësia të vijojë të ulet më tej, në 11 dhe 10.6%. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat