Avokati i njohur: Rama rrezikon nga reforma në drejtësi

Shqipëria

Avokati i njohur: Rama rrezikon nga reforma në drejtësi

Më: 15 mars 2019 Në ora: 00:14
Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë”, tregon dy hapat se si mund të zgjidhet kriza aktuale politike.

“Partisë Socialiste i intereson të tërhiqet kryeministri dhe të vijë një kryeministër tjetër. Kështu e ka bërë Italia. Gjithë krizat i ka zgjidhur me tërheqjen e kryeministrit. Ka hequr De Gasperin. Ka ikur Andreoti nga kryeministër, në ministër Transportesh. Si do ta zgjidhi krizën PS-ja? Me heqjen e kryeministrit! Çfarë e gjeti kryeministrin aktual të shkojë ministër të Jashtëm. Po marrim precedentin italian që jemi më afër. Situata zgjidhet me këmbimin e kryeministrit. Sfumohet kjo pseudo-opozita që është jashtë. Pse nuk e bëjnë këta? Sepse i thonë heq Edi Ramën. Midis ndërrimit të kryeministrit dhe zgjedhje në 45 ditë, unë them ndërrimin e kryeministrit. Nuk ka krizë parlamentare. Këtu nuk mund të ketë kriza parlamentare në majmunllëk. Majmunët nuk kanë vlerë. Nano e ka bërë vetëm një herë. I vetmi”.

Ai tha se Rama nuk largohet për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës aktuale për shkak të frikës nga reforma në drejtësi.

“E kupton ky kryeministër që kjo zgjidh situatën? Është në rrezik sepse e kap reforma në drejtësi. Vendit nuk i intereson më interesi personal. PS duhet ta kuptojë. Interesi i vendit është që Ramën ta ndërrojë. Ata kanë kryeministra më të mirë se Rama. Ose do t’ju çojë në 45 ditë në zgjedhje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat