Frrok Çupi: Influencat ruse po kulmojnë në Shqipëri, opozita viktimë, ose biri i tyre

Shqipëria

Frrok Çupi: Influencat ruse po kulmojnë në Shqipëri, opozita viktimë, ose biri i tyre

Më: 15 mars 2019 Në ora: 06:18
Frrok Çupi

Gazetari dhe analisti Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në studion e ‘Real Story’ teksa fliste për ndikimin e Rusisë në Shqipëri. Çupi është shprehur se influencta ruse në Shqipëri, tani janë në kulmin e tyre, ndërsa nuk ka kursyer as opozitën duke qenë se dhe vetë ka qenë një nga figurat e shquara të saj.

‘Influencat ruse, tani jane ne kulmin e tyre ne Shqiperi. Influencat ruse, jane kryesisht dytesore, pasi ky Rajon eshte i lidhur me Ameriken. Ruset influencojne politikanet. Opozita ketu tek ne eshte ose viktime e tyre ose biri i tyre. Opozita ushqen influencat ruse, me ose pa deshire’, ka thënë Frrok Çupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat