11 vjet nga tragjedia e Gërdecit

Shqipëria

11 vjet nga tragjedia e Gërdecit

Më: 15 mars 2019 Në ora: 06:40
Gërdec

Sot bëhen 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit që tronditi fshatin në periferi të Tiranës.

Shpërthimi në punishten e demontimit të armëve dëmtoi dhe qindra shtëpi të zonës përreth.

Më 15 mars 2008, në një “fabrikë” për demontimin e armëve në Gërdec, ndodhi shpërthimi i tmerrshëm rreth orës 12:05 të mesditës.

Ngjarja pushtoi të gjithë televizionet e vendit por pushtoi edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja (si Euro News, CNN e të tjerë), ku ngjarja mori prioritet.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars të vitit 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat