Plagos me armë zjarri pronarin e një furre buke, policia prangos 26-vjeçarin

Shqipëria

Plagos me armë zjarri pronarin e një furre buke, policia prangos 26-vjeçarin

Më: 15 mars 2019 Në ora: 09:47
Ilustrim

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e para të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës, rreth orës 05:00 të mëngjesi në ambientet e një furre buke. Një 26-vjeçar me inicialet S.T. ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie. Pas krimit autori është arrestuar menjëherë nga policia e Kavajës me akuzën për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal. Materialet hetimore në ngarkim të kësaj ngjarjeje i kaluan prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat