Meta takon Presidentin e Azerbajxhanit: Bashkëpunim në turizëm, rrisim shkëmbimet tregtare - Bota Sot
Meta takon Presidentin e Azerbajxhanit: Bashkëpunim në turizëm, rrisim shkëmbimet tregtare

Shqipëria

Meta takon Presidentin e Azerbajxhanit: Bashkëpunim në turizëm, rrisim shkëmbimet tregtare

Më: 15 mars 2019 Në ora: 09:48
Pamje nga takimi

Në vijim të vizitës së tij në Baku, Presidenti Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe ecurinë e tyre të mirë në vitet e fundit.

Në mënyrë të veçantë, kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Presidenti Aliyev i ka dhënë projekteve të gazsjellësve TAP dhe IAP, nëpërmjet të cilave Shqipëria u bë pjesë e rrjetit të rëndësishëm të korridoreve botërore të energjisë.

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, të dy Presidentët ndanë mendimin se zbatimi i suksesshëm i projektit TAP hap mundësi të reja bashkëpunimi, duke përfshirë edhe procesin e ardhshëm të gazifikimit të Shqipërisë.

Gjithashtu, Presidentët Meta e Aliyev, vlerësuan me shumë interes bashkëpunimin në fushën e turizmit, mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve dhe nxitjen e takimeve mes dhomave përkatëse të tregtisë.

Meta kërkoi gjithashtu që të shihej mundësia e heqjes së vizave nga Azerbajxhani për qytetarët shqiptarë, duke nënvizuar se kjo do të lehtësonte lëvizjet dhe kontaktet e drejtpërdrejta mes qytetarëve të të dy vendeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...