Deputetët francezë: Nuk përfshihemi në çështjet e brendshme politike të Shqipërisë

Shqipëria

Deputetët francezë: Nuk përfshihemi në çështjet e brendshme politike të Shqipërisë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:43
Foto

Deputetët franceze të cilët kanë ardhur në Shqipëri në emër të Presidentit Macron kanë deklaruar se nuk duan të përfshihen në çështjet e brendshme politike në Shqipëri.

Deputeti francez: Gjatë takimeve tona kemi pasur takime edhe me opozitën. Ne e kuptojmë qëndrimin e secilës parti. Për momentin nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm politik shqiptar.

Por unë mendoj që për të patur sa më shumë sinqeritet në vendimmarrje këtu në Shqipëri, duhet edhe një konsensus nga ana e publikut. Duhet të kemi një lloj sqarimi si Shqipëria i trajton marrëdhëniet me fqinje. Ne duam të kemi parasysh edhe përpjekjet që bën Shqipëria për reformat, sidomos për reformën në drejtësi që është ekzemplera. Kemi nevojë për institucione që funksionojnë. Unë besoj se shqiptarët do të gjejnë zgjidhje për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat