Aksident me viktima në Koplik

Shqipëria

Aksident me viktima në Koplik

Më: 15 mars 2019 Në ora: 13:07
Pamje nga aksident

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën e Koplikut.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ngjarja ka ndodhur  në hyrje të qytetit të Koplikut ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, si pasojë e te cilit ka mbetur i vdekur Nikola Sokolja 26 vjeç nga Malësia e Madhe dhe është plagosur 59-vjeçari Lek Malota, i cili tani është në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Koplikut ku automjeti tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”.

Image
Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat