Minatorët akuzojnë ministren Balluku: Mban pezull statusin

Shqipëria

Minatorët akuzojnë ministren Balluku: Mban pezull statusin

Më: 15 mars 2019 Në ora: 14:57
Belinda Balluku

Rreth 6000 minatorë po mbeten peng i miratimit të statusit. Ata fajësojnë ministren e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, e cila sipas tyre po e mban pezull këtë proces.

Minatorët, të cilët prej kohësh kërkojnë miratimin e statusit të tyre, gjenden sërish përballë vështirësive për mos realizimin e tij. Ata bëjnë fajtore ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, e cila sipas tyre e mban pezull procesin.

Rreth 6000 minatorë mbeten peng i miratimit të këtij statusit. Sipas tyre ministrja Balluku nuk po bën punën që duhet.

Krahas trajtimit financiar, nëpërmjet statusit minatorët do të përfitojnë edhe shërbime shëndetësore dhe social me synim integrimin e tyre pas shkëputjes nga puna në minierë, por mesa duket kjo e drejtë do të vonojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat