Basha mesazh ambasadës amerikane: Protesta nesër do hyjë në histori

Shqipëria

Basha mesazh ambasadës amerikane: Protesta nesër do hyjë në histori

Më: 15 mars 2019 Në ora: 16:05
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje ambasadave të ishin palë me vlerat e demokracisë dhe jo palë me parti.   

 "Asnjëherë nuk komentoj deklaratat e Ambasadave. Por meqë më pyetët them. Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë parti. I kërkoj të jenë palë me vlerat e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të luftës kundër drogës dhe shitblerjes së votës. Protesta e së nesërmes do të jetë tjetër rast për të ngritur zërin. Kam bindjen se do të hyjë në histori për të ndalur të keqen dhe për të hapur dyert në Europë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat