Gjetja e protestuesit “S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”

Shqipëria

Gjetja e protestuesit “S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”

Më: 16 mars 2019 Në ora: 10:31
Protestuesi

Teksa për pak nis protesta e shumë paralajmëruar e opozitës para Kryeministrisë, kanë nisur të shfaqen edhe pankartat e para.

Një pankartë interesante është shfaqur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga një qytetar.

“Shoqëria Civile: PS, PD, LSI. S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi”, shkruhet në pankartën e protestuesit.

Ndonëse kjo protestë është thirrur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, protestuesi nuk i ka përjashtuar as këto parti nga “tepsia” e pushtetit.

Ndryshe nga protestat e kaluara, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë menduar që protesta të zgjasë 48 orë.

Mirëpo kjo kërkesë e tyre është refuzuar nga policia, e cila iu ka dhënë leje deri në mesnatën mes të shtunës dhe të dielës. Pikërisht kohëzgjatja e saj, mendohet se mund të shkaktojë tensione.

Janë rreth 1600 efektivë policie në gatishmëri në Kryeministri dhe ambientet përreth, për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Ndërkohë godina e qeverisë është “blinduar” me punonjës policie, por edhe me kamera për të filmuar çdo veprim të protestuesve

Edhe shtyllat, në të cilat janë vendosur kamerat, janë të lyera me graso për të mos lejuar dëmtimin e tyre nga protestuesit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat