Rama për protestën: Çdo gjë preket, përveç qeverisë! Mandati i popullit nuk digjet

Shqipëria

Rama për protestën: Çdo gjë preket, përveç qeverisë! Mandati i popullit nuk digjet

Më: 16 mars 2019 Në ora: 12:27
Edi Rama

Nga Berati ku ndodhet ditën e sotme për tu takuar me operatorë turistik, Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe protestën e opozitës para Kryeministrisë.

Sipas tij, kjo krizë do kalojë, por tha se do të lërë pasoja në ekonomi dhe turizëm.

“Gjithçka tjetër preket, qeveria nuk preket se nuk është një mur që i bie dhe e shemb është një mandat besimi i shumicës së popullit. Ndërsa preket ekonomia e kujtdo dhe ata që shkojnë në protesta të organizuara për tu meterializuar në dhunë një pjesë janë rrogëtarë që marrin një rrogë si pjesë e administratave politike, janë punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike dhe mbase për ta llogaria është më e thjeshtë, marrim rrogën e bëjmë këtë punë”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se vendi, turizmin e ka motorin më të fuqishëm të zhvillimit, pasi rritet me 20 mijë vetë në punë gjatë sezonit.

Në këtë drejtim deklaroi se rënia e turistëve për shkak të frikës nga imazhet mizerabël do të thotë rënie e parasë që hyn në vend.

“Turistët nuk janë statistika por xhepa që vijnë për t’u zbrasu këtu, dhe kjo është rënie ekonomike e njerëzve këtu. Në këtë aspekt ky është dëm që i bëhet vendit, këto lloj bllokimesh dhe shfaqjes papjekurie në raport me detyrimet nuk na e bëjnë më të lehtë raportin me ndërkombëtarët për Bashkimin Europian, për të thënë që s’keni as minimumin e maturisë, s’keni mësuar akoma që mandati i popullit nuk digjet. Vendet kanë kaluar çudira po këtë gjë nuk e kanë bërë. Dhe kushdo që na sheh thotë ‘shkoni bëni stazhin e demokracisë me pas ejani në shtëpinë tonë”, deklaroi Kryeministri.

Ai shprehu besimin se kjo situatë do kalojë, por jo pa i shkaktuar dëme ekonomisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat