Mijëra qytetarë janë mbledhur poshtë zyrës së kryeministrit Rama duke kërkuar largimin e tij dhe bërjen e një qeverie me kryeministër tjetër që të zhvillojë zgjedhjet.
Ndërkohë, njëri prej tyre është shkëputur nga turma duke i shpërndarë shishe me ujë policëve që ndodhen në gardhinpërballë tyre.
Ky veprim ka marrë shumë mbështetje në rrjetet sociale si edhe të vetë protestuesve në shesh.