Gazi lotsjellës shpërndanë turmën, protestuesit i shpërthen kapsolla në duar

Shqipëria

Gazi lotsjellës shpërndanë turmën, protestuesit i shpërthen kapsolla në duar

Më: 16 mars 2019 Në ora: 13:54
Protesta

Pas tensionimit të situatës dhe çarjes së kordonit të policisë, efektivët kanë hedhur për herë të dytë gaz lotsjellës duke larguar protestuesit nga hyrja e parlamentit. Në përforcim drejt parlamentit kanë shkuar edhe forca të tjera të FNSH-së.

Ndërkohë që përveç efektivit të policisë është plagosur edhe njëri nga protestuesit.

Nga të dhënat e para raportohet se i ka shpërthyer një kapsollë në duar duke i shkaktuar dëmtime ne fytyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat