Policia ndërhyn me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën para Parlamentit

Shqipëria

Policia ndërhyn me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën para Parlamentit

Më: 16 mars 2019 Në ora: 13:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vijon të jetë e tensionuar situata para Parlamentit, ku prej orës 12:30 është spostuar turma e protestuesve, pas thirrjes së drejtuesve opozitarë.

Policia ndërhyri fillimisht me gaz lotsjellës, por turma u shpërnda vetëm përkohësisht, për t’u rikthyer sërish më pas para godinës.

Nuk mungojnë as tentativat për të prishur barrierat rrethuese të parlamentit, por edhe hedhja e sendeve të forta drejt hyrjes.

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm i forcave të rendit, por zhvendosen drejt parlamentit, pasi ishin stacionuar fillimisht para kryeministrisë.

Policia ka bërë edhe një tentativë të dytë, duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa janë futur në veprim edhe makinat ujë-hedhëse, që synojnë të shpërndajnë turmën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat