“Washington Post” shkruan për protestën në Tiranë

Shqipëria

“Washington Post” shkruan për protestën në Tiranë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:06
Protesta në Tiranë

Media prestigjioze “The Washington Post” pasqyroi protestën e opozitës në Tiranë.

“The Washington Post” shkruan se mijëra mbështetës të opozitës shqiptare po protestojnë kundër qeverisë.

“Mbështetësit e opozitës po zhvillojnë një protestë kundër qeverisë, të cilën e akuzojnë se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar," shkruan kjo media, raporton Ora News.

"Mijëra protestues, nën udhëheqjen e Partisë Demokratike, u mblodhën para zyrës së kryeministrit socialist, Edi Rama duke kërkuar dorëheqjen e tij”, vijon raporti.

“The Washington Post” raporton se opozita refuzon të dialogojë me Ramën, duke kërkuar një kabinet transitor për të përgatitur zgjedhje të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat