Ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani ka theksuar se ne kushtet ne te cilat ndodhet vendi e perballe protestes se opozites, Presidenti i vendit nuk mund te beje me sikur nuk sheh e nuk degjon.
Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Manjani shkruan se “Vendi është në krizë e cila mund të çojë në përplasje. Detyra e çdo Presidenti në këto kushte është thirrja e palëve në dialog”.
Reagimi i Manjanit
Presidenti i Republikës, kryetari i shtetit dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit, padyshim që ka një rol për të luajtur.
Nuk mund të bëjë sikur nuk sheh e nuk dëgjon. Qoftë edhe në emër të paanësisë apo mbipalësisë politike.
Vendi është në krizë e cila mund të çojë në përplasje. Detyra e çdo Presidenti në këto kushte është thirrja e palëve në dialog.
Ndaj Presidenti nuk ka ç’pret më! Duhet të fillojë punën për të ulur palët në tryezë dialogu.