Basha nga protesta: E sotmja hyri në histori! Thirrje ndërkombëtarëve në anglisht

Shqipëria

Basha nga protesta: E sotmja hyri në histori! Thirrje ndërkombëtarëve në anglisht

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:43
Lulzim Basha

Basha: E sotmja hyri në historinë tonë të bashkimit kombëtar

Çdo shqiptar sot dhe çdo brez që vjen ju ka një borxh ju, misionarë të lirisë, misionarëve të demokracisë, misionarëve të Shqipërisë si gjithë Evropa.

Sot më në  panik se kurrë kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve për ti larguar nga rruga e protestës, por përgjigjen e mori nga populli.

Duart e gjata të krimit që dhunojnë baballarët dfhe nënat tanë do të japin përgjegjësi para ligjit. Për këtë zotohem sot para jush.

E gjitha Shqipëria dhe Bota sot kanë  parë vendosmërinë e një Shqipëria të bashkuar për vlera evropiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Dita kur do të shkojnë para drejtësisë po afron.

Pa ju o viganë mbrojtës së lirisë dhe demokracisë , ky vend do të ishte rreshtuar krah vendeve pa të ardhme. Ne do ta hedhim në lumë rrugën e mbrapsht të Edi Ramës.

Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Ishim shumë në 16 shkurt, jemi shumë më shumë sot në 16 mars.

16 shkurti hapi rrugën dhe nuk do të ndalojë kurrë.

Mos e dëgjoni autokratin Edi Rama dëgjoni zërin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat