Policia bën bilancin: 3 policë të lënduar, por edhe disa protestues

Shqipëria

Policia bën bilancin: 3 policë të lënduar, por edhe disa protestues

Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:45
Protesta

Policia e Shtetit të Shqipërisë informon se tre efektivë policie janë plagosur me sende të forta gjatë protestës që u mbajt para parlamentit.

Edhe mes tubuesve pati të lënduar, si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës, të përdorur nga Policia për të zmbrapsur turmat e dhunshme.

Menjëherë pas mbylljes së tubimit, në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj institucionit të rëndësisë së veçantë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor.

Grupi hetimor i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat