Paralajmërimi i Bashës: Përgjegjësit një ditë do të marrin atë që meritojnë!

Shqipëria

Paralajmërimi i Bashës: Përgjegjësit një ditë do të marrin atë që meritojnë!

Më: 16 mars 2019 Në ora: 17:06
Lulzim Basha

Teksa linte selinë blu, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kishte një falenderim edhe për median, si një aleat i fortë për ti dhënë zë dhe vëmendje protestave opozitare kundër qeverisë.

Në një prononcim të shkurtër për Rtv Ora, Basha pati dhe një ndjesë për gazetarët e terrenit që ashtu si në protestat e tjera nuk i shpëtuan as sot gazit lotsjellës.

Lulzim Basha: Nuk kam fjalë për t'ju falenderuar për punën që keni bërë dhe ndjesë për të gjithë dhunën  e ushtruar ndaj jush. Përgjegjësit një ditë do të marrin  atë që meritojnë.

Për protestën deri tani raportohet se janë shoqëruar 8 persona, mes tyre edhe djali i kreut të PD-së Fier, Luan Baçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat