Policia e papërgatitur për marshimin tek Parlamenti

Shqipëria

Policia e papërgatitur për marshimin tek Parlamenti

Më: 16 mars 2019 Në ora: 17:09
Përgjigjja ka qenë me gaz lotsjellës.

Garda dhe forcat e rendit janë gjendur të papërgatitur për marshimin e opozitës para selisë së Parlamentit. Me mbërritjen e grupit të parë shfaq një numër i vogël i forcave të rendit të vendosura para godinës.

Në përplasjen e parë disa prej pjesëmarrësve kanë arritur të thyejnë gardhin.

Por përgjigjja ka qenë me gaz lotsjellës.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe automjetet që hedhin ujin me presion janë nisur menjëherë drejt Kuvendit. Por kanë hasur me rezistencën e protestuesve të vendosur te pedonalja , të cilët u ulën në shesh për të mos lejuar kalimin.

Gazi lotsjellës ka sjellë shpërndarjen e turmës. Ndërsa është përdorur dhe uji me presion për të zhbllokuar rrugën.

Për shkak të gazit të përdorur në masë, disa prej protestuesve kanë mbetur të lënduar. Në  ndihmë tyre erdhi autoambulanca. Gjithashtu edhe efektivë të policisë janë ndier në vështirësi ndaj edhe është kërkuar marrja e ndihmës së parë. Qëndresa ka bërë që ndaj protestuesve të hidhet sasi e madhe e gazit lotsjellës, për këtë shkak në spital ka marrë ndihmën e parë dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat