Jepnin para me fajde, 12 të arrestuarit në Shkodër dalin para gjykatës

Shqipëria

Jepnin para me fajde, 12 të arrestuarit në Shkodër dalin para gjykatës

Më: 16 mars 2019 Në ora: 17:38
Foto

Në Gjykatën e Shkodrës po mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për 12 personat e arrestuar si pjesë e një grupi që jepnin fajde me interes që shkonte deri në 20 % në javë.

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit Maranaj, me masën e sigurisë arrest me burg të dhënë më herët nga gjykata. Burimet thanë se në seancën me dyer të mbyllura të gjithë kanë kërkuar lirim.

Nësë qytetarët ose biznesmenët nuk kthehin shumat në kohë, ata humbisnin prona që kishin lënë peng me marrëveshje.

Skema mësohet se u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani.

Të përfshirë sipas prokurorisë rezultojnë ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani, një notere dhe një efektiv polici.

Gjatë operacionit u sekuestruan shumë të mëdha parash, prona të luajtshme dhe të paluajtshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat