Lihet i lirë Luan Baçi por djalin ja mban policia: Rama, i padëshiruar në Fier

Shqipëria

Lihet i lirë Luan Baçi por djalin ja mban policia: Rama, i padëshiruar në Fier

Më: 16 mars 2019 Në ora: 18:02
Luan Baçi

Nuk ka zgjatur shumë shoqërimi i kreut të PD-së Luan Baçi, i cili la drejtorinë e policisë së Tiranës.

Por siç denoncoi ai, djalin Bruno Baçin përveç se policia e ka goditur, ndodhet ende në polici ku po merret në pyetje.

Luan Baçi: Sot mund të jenë shoqëruar 100 persona në Fier për ti penguar në protestë. Por pas mbarimit të protestës më kanë ardhur shumë telefonata.Dëgjoja zhurmë dhe reprezalje. Pashë djalin e goditur. Unë hipa në makinë për të shoqëruar djalin, më ndaluan dhe mua. Marrin urdhra politikë. Frika i ka hyrë në palcë dhe mendon se me terror ndaj qytetarëve do të na frikësojë. Më shumë po e shton inatin. Nga Fieri do ti ketë të përditshëm në protestë. Në Fier është shpallur person i padëshiruar.

Baçi sqaroi edhe pozicionin e tij.

"Jam nën hetim, më nxorën mnë gjendje të lirë. Po pres për protestuesit e tjerë të shoqëruar, të paktën ato nga Fieri për të cilët mbaj pëërgjegjësi që kanë ardhur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat