Gjosha: Rama braktisi sot Kryeministrinë, qytetarët e rrethuan

Shqipëria

Gjosha: Rama braktisi sot Kryeministrinë, qytetarët e rrethuan

Më: 16 mars 2019 Në ora: 19:49
Klajda Gjosha

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, e ftuar në ”Fax News”, foli për protestën e sotme të opozitës, ku tha se Edi Rama braktisi sot Kryeministrinë dhe fjalën e ka për blindimin që Rama i bëri sot institucionit.

Si shkoi protesta e opozitës sot, u dhanë të gjitha mesazhet?

Unë mendoj që ka qenë një nga protestat më madhështore. Ishte shumë bukur të shikoje që në numër ajo protestë dhe në shpirt dhe në gjithë energjinë që përcolli ishte shumë herë më shumë sesa ajo e datës 16 shkurt dhe besoj që edhe lënia e mandateve të opozitës ka filluar të japë efektet por dhe të sensibilizojë rreth vetes mijëra e mijëra qytetarë, të cilat në fakt nuk kanë qenë mbështetës vetëm të PD-së apo të LSI-së por janë njerëz që ndoshta nuk kanë votuar kurrë në jetën e tyre, qytetarë me probleme të përgjithshme në familjet e tyre, qytetarë që kanë votuar dikur edhe për vetë PS-në, ndaj ishte shumë bukur që të kishe rreth vetes sot dhe në atë protestë aq shumë aktorë, të cilët i bashkon një interes i vetëm. Ndaj ishte shumë bukur sot që të kishe rreth vetes sot në atë protestë, aq shumë aktorë që i bashkon një interes i vetëm që është pikërisht çlirimi i vendit nga ky sistem i kapur, nga pushteti i kapur dhe rikthimin e demokracisë në Shqipëri, një demokraci e munguar tashmë prej vitesh dhe besoj se është një kërkesë legjitime për qytetarët.

Ishte një protestë me marshime, kishte vendosje në pika të ndryshme. Pse kishit zgjedhur këtë skenar? Apo nuk ishte vendosur dhe ashtu u vendos në moment të fundit?

Nuk ishte një skenar i menduar. Ishte gjithçka e diskutuar së bashku me qytetarët. Liderët e partive politike, pra aleatët të opozitës, ishin të gjithë së bashku të rrethuar nga qytetarët, të cilët së bashku vendosën se si do të vazhdonte pikërisht protesta e opozitës.

Ishte e bukur sepse ishte surprizë, edhe për institucionet shtetërore, edhe për Policinë e Shtetit, e cila shpeshherë ndodhej e papërgatitur se cilat do të ishin lëvizjet e opozitës, pavarësisht se nuk ishte nevoja që ata të qëndronin aq vigjilentë. Sepse t’ju them të vërtetën, qytetarët ishin aq paqësorë dhe aq kërkues dhe legjitimë në të drejtën e tyre sa ishte vërtet admiruese ti shikoje ato.

Unë ju falënderoj edhe juve për pasqyrimin e kësaj proteste, e cila ka qenë një nga ato protesta që është shfaqur në të gjitha mediat botërore, spektakolare. Madje, po të shihje, të gjitha komentonin numrin e madh të protestuesve dhe krahasimin që i bëhej protestës së sotme me atë të 16 shkurtit. Nuk ishte e nevojshme të kishte fjalime politike, sepse aty nuk kishim të bënim me një vendim politik. Gjithsecili nga ne ishte pa mandat dhe pa imunitet, njësoj dhe të barabartë mes të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Ndaj dhe ajo ishte e bukur ashtu edhe me atë marshim, që dha një mesazh të bukur: rrethimin e Kryeministrisë, që në fakt mund të mos ishte e nevojshme, sepse t’iu them të vërtetën në momentin kur ne qëndruam përballë Kryeministrisë dhe të shikojë dyert e Kryeministrisë të blinduara në atë mënyrë ishte për të ardhur keq. Tregon frikën e madhe në të cilën gjendet qeveria sot.

Tregon braktisjen e institucioneve. Sërish kemi kryeministrin i cili largohet sa herë që opozita ka një protestë dhe nuk denjon të qëndrojë në Tiranë. Nuk denjon, jo të mbrojë institucionin se nuk është e nevojshme sepse asnjë nga qytetarët nuk kërkon të hyjë brenda institucioneve por të dëgjojë mesazhin e tyre. Madje është e turpshme që kërkon të bëjë anti mitingje, anti protesta për të treguar forcë, që tashmë ai nuk e ka, e ka humbur.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat