Noka: Rama këndon nga halli, këmbanat kanë rënë dhe mirë është t'i dëgjojë

Shqipëria

Noka: Rama këndon nga halli, këmbanat kanë rënë dhe mirë është t'i dëgjojë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 20:42
Flamur Noka

Ndërsa bulevardi para Kryeministrisë ishte i mbushur me protestues të opozitës, kryeministri Edi Rama ishte në Berat, ku ja mori edhe këngës.

Ish-deputeti demokrat, Flamur Noka, i ftuar nw Rtv Ora thotë se Rama këndon nga halli.

Noka: Këndon nga halli dhe po pëpiqet me të gjitha mjetet dhe mundësitë e propagandës qeveritare për të fshehur panikun. Por propagandës së sektit të rilindjes i ka dalë boja.

Për Nokën, diktatura e krimit dhe korrupsionit nuk do të zgjasë.

Noka: Këmbanat kanë rënë për atë që ka veshë, mjerë ai që nuk i dëgjon.Mjerë ai që nuk i dëgjon këmbanat që bien për të sepse fundi i tij politik do të jetë shumë i shpejtë dhe shumë i keq.

Noka akuzoi kruyeministrin se i ka shndërruar institucionet në bunker.

Noka: Ka vetëm një zgjidhje: Të mbyllet në bunker se nuk do të mundet të qeverisë Shqipërinë dhe është ilegjitim. Shqiptarët ishin sot për të thënë se nuk pranojnë pushtet ilegjitim. Shqiptarët duan që të kthehet shenjtëria e votës së lirë.

Noka komentoi edhe deklaratën e Ramës, i cili është shprehur se do të bashkëpunojë me deputetët e rinj në Kuvend për të çuar përpara reformën zgjedhore.

Noka: Kryeministri le të bashkëpunojë me kartona dhe me letra, ne bashkëpunojmë me qytetarët. Kryeministri bashkëpunon dhe me blloqe parash, që blihen dhe shiten deputetë, ne bashkëpunojmë me qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat