Vrasja te Liqeni në Tiranë, djali zbulon autorin e dyshuar

Shqipëria

Vrasja te Liqeni në Tiranë, djali zbulon autorin e dyshuar

Më: 17 mars 2019 Në ora: 06:05
Vendi i krimit

Persona të maskuar hapën zjarr pasditen e sotme te Liqeni Artificial në Tiranë duke i marrë jetën një burri që po vraponte bashkë me djalin e tij.

Policia konfirmoi zyrtarisht ngjarjen që ndodhi rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, duke pohuar se është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç.

NOA.al konfirmoi se viktima është Haxhi Baçinozi (Baxhinovski) 62 vjeç, banues në Tiranë, me origjinë nga Fieri.

Policia tha se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Dyshohet se njëri nga autorët të jetë shtetasi I.H nga Fieri.

Në vendin e ngjarjes, policia po mbledh prova në skenën e krimit, që do të çonin në zbardhjen e vrasjes.

Gjatë dëshmive të para policia tha se ka mbledhur të dhëna të vlefshme për të dyshuarit e krimit.

Djali i të ndjerit ka informuar hetuesit mbi atë çka ndodhi.

Policia tha se po i vazhdon përpjekjet për të gjetur autorët e dyshuar që janë I. H dhe I.S nga Fieri.

Haxhi Baxhinovski lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «agjitacion e propagandë».

Ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «veprën e terrorit në bashkë-punim» (dënim i kombinuar).

I ndjeri Haxhi Shefqet Baxhinovski ka qenë i dënuar në kampin e Qafës së Barit. Ka marrë pjesë edhe në revoltën e Qafës-Barit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat