33 të proceduar për protestën e opozitës, mes tyre edhe Gazmend Bardhi i PD

Shqipëria

33 të proceduar për protestën e opozitës, mes tyre edhe Gazmend Bardhi i PD

Më: 17 mars 2019 Në ora: 10:36
Pamje nga protesta

Policia e Tiranës ka proceduar në total 33 persona për protestën e opozitës më 16 Mars, ku pati edhe akte dhune mes protestuesve dhe policisë. Nga këta, 14 vetë janë arrestuar.

Ata akuzohen për organizime dhe pjesëmarje në grumbullime të paligjshme, goditje për shkak të detyrës, kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë, prishje e rendit dhe qetësisë publike dhe përdorim i lëndëve plasëse.

Ndërsa në mesin e personave të proceduar penaisht në gjendje të lirë është edhe Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i cili ishte organizator i protestës së 16 Marsit. Shtatë persona janë shpallur në kërkim për ngjarjet e dhunshme përpara Parlamentit.

Grupi hetimor i policisë ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla te ndaluara si të rrezikshme për jetën.

14 TË ARRESTUARIT:

K. R., 19 vjeç
G. B., 41 vjeç
E. B., 33 vjeç
A. S., 33 vjeç
P. D., 35 vjeç
F. Rr., 40 vjeç
E. B., 31 vjeç
D. B., 22 vjeç
E. B., 37 vjeç
J. S., 21 vjeç
Q. Gj., 24 vjeç
K. K., 19 vjeç
A. B., 33 vjeç
F. Z., 20 vjeç.

Në protestën e opozitës të së shtunës, përpara Parlamentit pati përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Nga radhët e policisë pati 3 efektivë të lënduar, si dhe disa protestues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat